SPECIALE/ Gjyshet që duan të bëhen nëna…!

SPECIALE/ Gjyshet që duan të bëhen nëna…!

78
0
Shares

Nga Gëzim Hoxha

Shtatzënia dhe lindja kushtojnë në çdo moshë. Sidomos në një vend si ky i yni. Po kjo është një tjetër temë…
Më ngeli mendja te një shkrim i publikuar nga “Al Jazeera”. Më ngacmoi kureshtjen numri i madh i shpërndarjeve të bëra nga lexuesit. Jo pak por 61527 veta e kishin shpërndarë. Në të flitej për mrekullinë e bebeve. Pas mrekullisë “të plotfuqishmit” fshihet një industri e industria e trajtimit të fertilitetit.
Një tjetër shkrim po me të njëjtën temë fliste për lulëzimin e kësaj industrie dhe më konkretisht për gratë e moshuara që donin të bëheshin nëna. Ky tjetri më tërhoqi për numrin e komenteve. Numri i tyre ishte i konsiderueshëm plot 206. Ato ishin të natyrave të ndryshme por kryesisht kundër.
Duke i lexuar aq u habita sa thirra: “ Ej shikoni një grua paska lindur në moshën 70  vjeçare. U ja dhe një tjetër paska thyer rekordin, ka lindur në moshën 72  vjeçare”.
“Ç a lexon o burrë, ça janë këto budallallëqe, plakat të bëhen nëna?”, më tha gruaja. 
“Po kush do t’ia shikojë fëmijën atyre?”.
Dhe vërtetë pyeta veten a ka ndonjë limit kohe për tu bërë prind e sidomos për gratë?
Një embriologjist pretendon se ka ndihmuar më shumë se 100 gra mbi moshën 50 të ngelin  shtatzënë jep një shpjegim duke bërë një pyetje.
“Në qoftë se burrat mund të kenë fëmijë në moshën 60 a 70 vjeç, pse gratë nuk mund të lindin?”. 
Më poshtë ai shton…
“Edhe pse shkenca mund t’i ndihmojë gratë të lindin në çdo moshë, është shoqëria ajo që duhet të vendosë nëse duhet t’i lerë shkencëtarët të bëjnë gjëra të cilat janë joetike ose të cilat vënë pacientin dhe fëmijën në rrezik të madh”.
Dëshira për të prindëruar është qëllim në vetvete dhe aq më tepër për gratë të cilat e kanë ëndërr të bëhen nëna. Kjo vlen për çdo vend, por mentaliteti ndryshon dhe p. sh.:, në Indi na qenka turp i madh të mos lindësh. Edhe këto shkrime për realitetin Indian flasin. Kaq e madhe është kjo barrë sa disa gra të moshuara në Indi rrezikojnë gjithçka për u bërë nëna.
Nuk u merakosa shumë për faktin në është a jo etike të lindësh në moshë të madhe. Këtë ta thonë vetë njerëzit në komentet e tyre. Komenti më i bukur ndër ata që lexova unë i përngjante më shumë një poezie. Të sjellësh një fëmijë në këtë botë, kur pranverë ka mbaruar dhe nata është e ftohtë, ngjan me një pemë të tharë që këndon një melodi, ngjan me një lulëzim të ri për të moshuarit. Vera ka shkuar, duke kërkuar një rimë të re, por, shpirti çan përmes kohës të pabesë!
Në njërin syresh kërkohet ndryshimi i qëndrimit rreth adoptimit. Ndërsa  lajmet janë plot me histori për prindër  të varfër dhe shitjen e fëmijëve të tyre.
“A nuk ka mjaft njerëz në Indi?”, – thuhet në komentin e një gruaje. 
Një tjetër fajëson qeverinë indiane, e cila shpenzon miliarda dollarë për të blerë armë dhe municione për të konkurruar Kinën, Rusinë dhe Amerikën duke ëndërruar që të jetë një ditë një “Superfuqi” në botë, por nuk mund të ushqejë popullsinë e tyre të dobët.
“Ju mund të vdisni para se fëmija të bëhet adoleshent, dhe pastaj cili do të kujdeset për të?, – pyet dikush duke theksuar egoizmin e këtyre grave të moshuara. Ju po rrisni numrin e jetimëve”.
“Kjo është babëzi, – shan dikush tjetër doktorët. Mjekët duan 50 vezë prej një gruaje kur ata mund ta paguajnë atë më pak se $ 500 dollarë … mjekët që përpiqen për të fituar famë dhe para nga shtatzënia e 70-vjeçareve”.
Nuk mungojnë dhe kundërshtimet e komenteve ose  opinionet pro fekondimit in vitro.
P. sh.:, mendimit se, “përdorimi i vezëve të dikujt tjetër është i barasvlershëm me adoptimin dhe përveç kësaj rreziku i defekteve të trashëgueshëm është ende i pranishëm”.
Një tjetër i kundërpërgjigjet se, “kjo nuk është e barasvlershme me adoptimin, pasi prindi tjetër është biologjik”.
Ai shton më tej se, “ka shumë histori mjekësore të suksesshme në vendet e zhvilluara të botës”.
Në përgjithësi aty pranohen vetëm donatoret të cilat kanë demonstruar arritje në jetën e tyre.
Pasi lindi tetë vjet më parë, një grua  indiane u diagnostikua me kancer. Ajo ka bërë tre operacione për të riparuar mitrën e saj dhe për të hequr tumoret, shumë seanca kimioterapie, dhe ende vuan nga dhimbje në stomak. Gruaja në fjalë ishte 70 vjeç kur lindi në vitin 2008, duke u bërë nëna më e vjetër në botë.
“Mjeku nuk më tha asgjë në lidhje me rreziqet dhe unë kurrë nuk mendoja se do të kishte ndonjë rrezik”, thotë ajo.
Një mjek i cili po e trajton këtë grua tani beson se problemet e saj shëndetësore mund të jenë shkaktuar nga trajtimi i fertilitetit dhe shtatzënia.
Historitë e grave të moshuara që kanë lindur në Indi kanë bërë bujë ndërkombëtare në vitet e fundit, duke përfshirë një 72-vjeçare e cila vendosi një rekord të ri botëror, kur ajo lindi në prill.
Fëmija i parë me vezë të dhuruara ka lindur në Indi pothuajse 40 vjet më parë. Që atëherë, industria e pjellorisë ka lulëzuar, me klinika të hapura në të gjithë vendin. Çiftet e të gjitha moshave dynden te specialistët e pjellorisë me shpresën e të pasurit të një fëmije dhe heqjen e emrit të keq që lidhet me të qenit pa fëmijë në Indi, të cilët nuk pranojnë të adoptojnë.
Agjentet vendimtare në këtë industri janë kryesisht të padukshme. Ato janë gratë e reja që dhurojnë vezët e tyre. Pa to, India nuk do ta kishte të mundur të thyente rekordet për moshën e  lindjeve. “Procesi i dhurimit të vezëve pretendohet të jetë i thjeshtë dhe pa komplikime”, të thonë agjentët e rekrutimit të grave që i dhurojnë vezët.
Ai zgjat  gati 10 ditë dhe kushton 525$. Por, për disa gra, kostoja e vërtetë e të qenurit një dhuruese vezësh mund të jetë shumë më e madhe – procedura mund t’i kushtojë atyre  edhe jetën- kështu thuhet ndër të tjera në shkrimin në fjalë.
Kritikët këmbëngulin që mjekët, të etur për famë dhe pasuri, vënë në rrezik disa jetë, duke filluar nga nënat e moshuara, gratë e reja që ofrojnë vezët dhe vetë fëmijët. Të paktën dy gra të reja indiane kanë vdekur pasi dhuruan vezët e tyre grave të moshuara që dëshironin të bëheshin nëna.
Për gratë që bëhen nëna në një moshë kur shumica e mikeshave të tyre janë tashmë gjyshe, dëshira e tyre për të pasur një fëmijë është aq e madhe sa rreziqet shëndetësore nuk përbëjnë as interesin më të vogël për to.
E  pyetur se kush do të kujdeset për djalin e saj pasi ajo dhe burri i saj vdes, ajo thotë…
“Mos flisni me mua në lidhje me këtë. Unë nuk dua të flas për këtë … Perëndia është kujdestari i tij”.
Veç dhurimit të vezëve, fekondimi in vitro ka edhe një të mirë tjetër. Me anë të ngrirjes së vezëve, një grua mund ti rruajë ato për ti përdorur në një datë të mëvonshme. Procesi mund të jetë i shtrenjtë, i dhimbshëm fizikisht dhe në të njëjtën kohë i kushtueshëm emocionalisht. Ai njihet si “Mëmësia në Akull” dhe plotëson nevojën e grave të cilat përballen me dyshimin e një të ardhmeje me ose pa fëmijë.
Duke përdorur një teknikë të quajtur vitrifikim, vezët e një gruaje ngrihen shumë shpejt për tu ruajtur në një gjendje sa më të pastër që të jetë e mundur. Ato pastaj mund të ruhen për vite me radhë në një temperaturë minus 196 gradë në nitrogjen të lëngët me synimin për tu shkrirë dhe për tu përdorur në procesin që quhet fekondimin in vitro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY