7 persona që mendohet se i përkasin një bande kriminale që drejtohet nga Emiljano Shullazi u dënuan sot nga Krimet e Rënda pas disa senacave gjyqësore lidhur me akuzat për gjobvënie dhe shtrnëgim personi.
Gjyakta dënoi me 7 vjet burg Pajtim Serjanin për vendosjen e një gjobe ndaj një biznesmeni kafeje në kryeqytet.
Së bashku me të gjykata dënoi edhe Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin, Ditmar Reçin.
Ndërsa Genc Ferhati dhe Arben Hashihyseni janë dënuar me nga 8 vjet burg për akuzat e gjobvënies dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit.
Bëhet fjalë për një shumë prej 13 mijë eurosh, që Pajtim Serjani, Ditmar Reçi dhe 4 personat e tjerë i kishin kërkuar biznesmenit të kafes, duke e kërcënuar me jetë.
Denoncimi i tij është provuar gjatë hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Kryeqytetit.
Ashtu siç është provuar edhe një lloj “kontrate” që të arrestuarit e detyronin biznesmenin të nënshkruante me ta, edhe pse pa laps e letër, që e detyronte atë të paguante tek autorët 10% të xhiros vjetore, në këmbim të jetës së tij e të familjarëve.
Pajtim Serjani u plagos gjatë një atentati ndaj tij në Tiranë ndërsa mbeti i vrarë personi që e qëlloi, Artur Baze.
Serjani u plagos në praninë e Ditmar Reçit, që po ashtu u arrestua, efektivit të Policisë Roland Meta, i cili qëlloi për vdekje atentatorin e Serjanit dhe shtetasit Denis Ramani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/