CFARË TREGTOHET NË TIRANË/Qoftet e falsifikuara që bën “miku i Kreshnikut”

CFARË TREGTOHET NË TIRANË/Qoftet e falsifikuara që bën “miku i Kreshnikut”

66
0
Shares

Nisur nga fakti që në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit, skarat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, “Fiks Fare” realizoi një investigim mbi mënyrën e prodhimit të qofteve, me çfarë mishi përgatiten, përbërësit që i hidhen brenda gjatë përpunimit dhe kushtet higjieno-sanitare.

Vëzhgimi u krye në disa rrugë kryesore, si ajo e Kavajës, e Durrësit, qendra e Tiranës, etj, ku çmimi i një qofteje varion nga 20-25 lekë. Çmimi i lirë lidhet edhe me konsumimin e saj në masë.

Në të gjithë vendin janë 52 punishte të përpunimit të mishit. Numri më i madh i tyre është përqëndruar në qarkun e Tiranës. Plot 34. Në këto kushte, gazetarët e “Fiksit” shkuan në një nga pikat e prodhimit të qofteve, që ndodhet pikërisht në Laprakë e që i nxjerr në treg me etiketën “Xhois”.

Në këtë punishte u bisedua me prodhuesin, i cili pretendon që shet qofte me mish gjedhi. Të tillë edhe e reklamon. “Nuk janë qofte derri, janë gjedhi, janë importi. Kam edhe qofte për hamburger, por ato i marrin shkollat. Ato nuk janë për skarë, janë për fast food”, thotë pronari i punishtes gjatë bisedës me gazetarë e “Fiks Fare”.

Por për të verifikuar fjalët e pronarit të kësaj pike, “Fiks Fare” shkoi në një pikë frigoriferike ngjitur me punishten. Punëtori i frigoriferit tregon sesi prodhohen qoftet. Ai jep formulën e prodhimit të tyre, ku vetëm mish gjedhi nuk ka.

Sipas tij, ata që prodhojnë qoftet u hedhin 70% pastë pule, erëza, stomak pule dhe dhjamë. Punëtori tregon se punishtja që ka xhiruar “Fiks Fare” furnizohet tek ata dhe merr pastë pule, stomak pule dhe shumë pak shpatull derri për të prodhur qoftet.

“Tani, pasta e pulës është gjithë brumë i përgatitur. Përzihet me shpatull derri, hidhen erëzat dhe bëhet qoftja. Kjo nuk ka kockë, as ajo nuk ka kockë. I hidhet 70% pastë pule nga ata që duan të fitojnë, pasi kjo është më e lirë. I hedhin pak mish, i përziejnë dhe hanë mileti”, thotë punëtori i pikës frigoriferike.

Të gjitha këto u verifikuan edhe nga inspektorët e AKU, të cilët ushtruan kontroll në punishten e zbuluar nga “Fiks Fare”, ku vërtetohet se mish gjedhi nuk ka fare.

Gjatë inspektimit, as teknologu dhe as drejtuesi teknik nuk ndodhen në punishte. Pronari i saj, gjatë bisedës me inspektoren, kur ajo e pyet nëse ka përdorur mish gjedhi, ai e mohon një gjë të tillë. Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, etj, por jo mish gjedhi.

Madje, atij i gjendet sasi mishi me datë të kaluar skadence, ngjyrues e shumë produkte të tjera që nuk lejohen. Në këto kushte, gjatë kontrollit të AKU-së, pronari i punishtes i drejtohet bashkëpuntorit të “Fiks Fare”, për të cilin mendon se është inspektor i AKU-së, se a do të marrin ndonjë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY