VIDEO – STOP/ Skandali i pandalshëm i shit-blerjes së votës në Dibër...

VIDEO – STOP/ Skandali i pandalshëm i shit-blerjes së votës në Dibër për 20 mijë lekë

65
0
Shares

Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga fitorja e kandidatit të ASHEE për Kryetar Bashkie në Dibër, Muharrem Rama,  emisioni investigativ “STOP” sjell atë se çfarë ka ndodhur realisht në këto zgjedhje.
Përmes një kamera të fshehtë, “STOP” pasqyron shit-blerjen e votave, duke favorizuar në këtë mënyrë kandidatin e majtë i cili u shpall edhe fitues në këtë garë, me një diferencë prej mbi 4000 votash kundrejt kandidatit demokrat, Sherefedin Shehu.


Sekseri: A i more lekët? Do na e japësh votën?
Qytetari: Po po, po pse aq pak?
Sekseri: Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Rufës aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.
Qytetari: Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?
Sekseri: Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.
Qytetari: Po shumë pak…
Sekseri: Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit… Pse a jam në zor unë të marr lekët?
Ta q… nënën, i thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Xhevit nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.
Qytetari: Po qenkan legena mo…
Sekseri: Thuj Lules… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe ti jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mirë, po ashtu… Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu…
Qytetari: Po me këta të miat?
Sekseri: Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe….
Qytetari: Sa ashtu janë si… sa vota janë, sa parti janë?
Sekseri: Po ti shënoje te 1-shi.
Qytetari: Te njëshi?
Sekseri: A mirë, si shkuat? A mirë?
Qytetari: Ça të bëj tani?
Sekseri: Shko jepja Dules
Qytetari: Heee…
Sekseri: Jo, jam vëzhgues. Jam këtu jashtë.
Qytetari: Të shkoj ti them edhe për ata të dy.
Sekser: Urdhëro..?
Qytetari:Të shkoj t’i them edhe për ata të dy… edhe për ata… dy vota.
Sekseri:  E ke numrin e Denis Miftarit?
Qytetari: Jo
Sekseri:  Futi more lekët në çantë tani….
(Afrohet një person tjetër….)

Sekseri: O Ashim, o Ashim…
Ashimi: Po…
Sekseri: E ke numrin e Denis Miftarit?
Ashimi: Jo
Sekseri: A e ke numrin e Denis Miftarit? T’ia çoj me mesazh Maksit, se i ka letrat e hapura, t’í thotë Maksi si të duash, luaje bythën.
Qytetari: Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.
Sekseri: Ku të shoh more?
Qytetari: Po ti shif more…
Sekseri: Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.
Qytetari: Po ç’ke more ti. Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…
Sekseri: Jo, jo, jo… se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Beni e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se të gjithë e dijnë për ty.
/TVKlan.al/

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://youtu.be/lIuruf9whsY

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY