Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme në ambjentet e Kryeministrisë maturantët ekselente fitues nga sistemi i ri i pranimit në Universitet. Duke e quajtur shumë të vonuar por të domosdoshme, Rama mbrojti me forcë reformën dhe sistemin e ri të pranimit në Universitete si sistem me“integritet të plotë dhe ndershmëri shumë të lartë që shemb sistemin e penalizimit të ekselentëve”
“Ju që jeni ekselentë jeni këtu. Kemi nisur shumë mirë. Shembëm shtesat, një farsë e paimagjinueshme.Hera e parë që në këtë godinë ka koka kaq të mëdha në të njëjtën orë, ndaj dhe ndihem i privilegjuar”, është shprehur Rama.
Ndërkohë jashtë kryeministrisë një grup maturantësh jo fitues protestojnë kundër sistemit të pranimit në Universitete duke e quajtur të padrejtë. Zërat e protestës dëgjohen brenda në kryeministri dhe Rama thotë: ”E morëm vesh që ju jeni këtu, vijnë bërtasin dhe nuk dinë për çfarë bërtasin, çfarë thonë, çfarë kërkojnë. Në vend që të shikojnë dhe të studiojnë të gjithë skemën dhe të marrin atë që mendojnë që meritojnë, rrinë në rrugë dhe bërtasin. Sikur të ishin vetëm këta do ta zgjidhnim por s’janë vetëm këta që bërtasin dhe këta janë më të pafajshmit sepse jua çorodisin mendjen të tjerët”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/