Pse është vështirë të gjesh punë në Shqipëri!

Pse është vështirë të gjesh punë në Shqipëri!

159
0
Shares

Përqindja e lartë e papunësisë së të rinjve tregon se për ta hyrja në tregun e punës është mjaft e vështirë dhe karakterizohet me mbi-perfaqesim të rrogave të ulta dhe vendeve te punes të pasigurta.

Rinia në Shqipëri po ndeshet me një periudhë të gjatë jostabiliteti në karrierë për shkak të:

• Situatës makro-ekonomike të vështirë të vendit dhe ritmeve te uleta te rritjes ekonomike;

• Tregut te dyfishtë te punës që bazohet kryesisht në favor të individeve qe jane pjese e sistemit;

• Sistemeve te Edukimit& Trajnimit që nuk kanë elementë të përfshirjes së punëdhënësve;

• Sistemeve te Edukimit& Trajnimit që nuk kanë komponentët e përvojës praktike.

(i) Struktura e sektorit të industrisë dhe shërbimeve është e dominuar nga ndërmarrjet mikro: nëntë nga 10 kompanitë e regjistruara punësojnë 1 deri në 4 individe. Kjo strukturë ndikon punësimin e të rinjve duke preferuar individë jo të kualifikuar dhe nga mbi-përdorimi i lidhjeve familjare dhe të afërmve gjatë proçesit të punësimit.

Mekanizmat e tregut të punës në sektorin publik duket të jenë “më të hapura”. Megjithatë kjo mund të jete rezultat i strukturave te kompanive publike: dmth fakti qe jane punëdhënës te mëdhenj, strukturat tradicionale dhe teknologjitë, egzistenca e procedurave te detyrueshme administrative te rekrutimit, etj.

(ii) Një tjetër grup i rëndësishëm i kompanive janë ato me mbi 80+ të punësuar. Këto janë aktive në nxjerrjen, prodhimin, shërbimet (call center), financat dhe sigurimet dhe kompanitë publike. Këto kompani shumë shpesh kanë kapital të huaj dhe punojnë për tregjet e huaja (përveç shërbimeve publike).

Megjithatë ato investojnë në Shqipëri për të përfituar nga kosto e lire e krahuttë punës, dhe punësimi i tyre pasqyron këtë model biznesi. Bën përjashtim sektori i Financës dhe i Bankës por ky sektor ka ulur ritmin e tij të zgjerimit në vitin e fund kështu që punësimi është zvogëluar ndjeshëm.

(iii) Një tjetër faktor që ndikon në tregun e punës per te rinjte është kërkesa e lartë ne treg për profilin e ulët të kualifikimeve dhe aftësive. Në thelb punëdhënësit e anketuar kërkojnë të punësojnë fuqi punëtore por janë më pak të prirur për punësimin e kualifikimeve.

Ky fenomen sigurisht që reflekton nevojën dhe pritshmëritë e ulëta të modelit të biznesit të tyre.

Megjithatë, është gjithashtu një tregues i:

a) injorancës relative / interesave të pakte të disa biznesmenëve shqiptarë për potencialin e rekrutëve të tyre të rinj dhe se si ata mund të kontribuojnë në kompaninë e tyre;

b) përpjekjet e pamjaftueshme të bëra nga ana e sektorit arsimor për të promovuar profilin e studentëve të tyre karshi sektorit privat. Kohët e fundit shumë institucione të arsimit janë duke promovuar në mënyrë aktive profilin e studentëve të tyre duke i nxitur ata per te hyre në tregun e punës dhe duke vendosur marrëdhënie të rregullta institucionale me ndërmarrjet e mëdha. Megjithatë ata kujdesen kryesisht për një treg relativisht të vogël të fokusuar në sektorin e financës, ekonomisë, menaxhimit&profesioneve juridike.

(iv) Është e rëndësishme të përmendim nivelin e ulët të bashkëpunimit midis punëdhënësve dhe institucioneve arsimore. Vetem kohet e fundit disa nga kompanitë e mëdha ne vend janë duke bashkëpunuar në baza individuale, por duke u mbështetur rast pas rasti dhe nga Ministria e Çështjeve Sociale. Për shembull Albpetrol ka deklaruar se mbështet krijimin e shkollave të specializuara në nxjerrjen, perpunimin e hidrokarbureve dhe industritë mekanike për të krijuar profilin e nevojshëmtë të rinjve për kete sektor.Në këtë këndvështrim punëdhënësit dhe sektori i arsimit duhet të punojnë së bashku në mënyrë që përmbajtja e stazhit / kurrikuli të jetë në lidhje të fortë me komponentët e arsimit. Qendrat e aftësimit profesional me cilësi të lartë duhet gjithashtu të merren parasysh për zhvillimin e karrierës dhe per individë që kanë përfunduar tashmë studimet universitare, sipas modelit gjerman.

*Artikulli i mësipërm është pjesë e një studimi mbi tregjet e punës në Shqipëri nga shtetiweb.org. Konkluzionet janë të mbështetura në një anketim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY