Ka qenë gjithmonë ëndrra e Mary Massey që të martohej me mikun e saj më të ngushtë Damien, me dakordësinë e familjes së saj.5-vjeçarja, që vuante nga fibroza cistike dhe pneumonia kronike për gjatë gjithë jetës, e kishte planifikuar martesën e tyre që kur ishte dy vjeçe.
Kështu që kur mjekët i thanë familjes së Mary se ajo nuk do të jetonte shumë gjatë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, të dashurit u mblodhën rreth saj që të përmbushin dëshirën e vogëlushes.
Të enjten e kaluar Mary realizoi ëndrrën e saj për tu bërë nuse dhe u martua me 5-vjeçarin Damien, me një ceremoni të plotësuar nga unazat me logon e Mickie dhe Minne Mouse. Pas 6 orësh nga përmbushja e dëshirës, vogëlushja vdiq në krahët e nënës së saj, e lumtur dhe pa asnjë dhimbje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/