Një konflikt në familje ka përfundur keq për një çift bshkëshortësh në kryeqytet. Gruaja është vetëhelmuar pas sherrit me burrin dhe ka përfundur rëndë në spital, ndërkohë që policia ka prangosur burrin si shkak për ngjarjen.
“Më datë 12.09.2016, u arrestua shtetasi Mikel B., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, pas një konflikti, ka sjellë vetëhelmimin e bashkëshortes së tij A. B., 29 vjeçe” njofton policia. Gruaja ndodhet në spital, në QSUT në gjëndje të rëndë për jetën. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/