Llafe apo seks?

Llafe apo seks?

64
0
Shares

Dietrich Klausmann, mjek psikolog në Hamburg, pasi ka studiuar më tepër se 1800 çifte, është i mendimit se arsyeja e grindjeve bashkëshortore është seksi.

Tek femrat, pas vitit të parë, dëshira pakësohet, tek meshkujt mbetet e pandryshuar.

Nga ana tjetër, tek meshkujt ulet gatishmëria për të dhënë e për të marrë përkëdhelie, për të dialoguar dhe për të projektuar jetën e përbashkët.

Por kur diskutojnë me njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat nuk i nxjerrin fare në shesh dobësitë e jetës erotike dhe emocionale, por diskutojnë për të tjera gjëra: pazarin, veshjet, vjehrrën …

Të tjerë shkencëtarë janë të mendimit se ndryshimi është tek intimiteti. Për meshkujt, intimiteti kalon përmes seksit, për femrat seksi kalon përmes intimitetit. Sigurisht, pasi kalojnë kohët e para, rutina e ul entuziazmin.

Young-couple-arguing-640x426

Siç e shpjegon John Gottman, psikolog i Washington University, që për më tepër se 30 vjet studion jetën në çift: “Në 80 për qind të rasteve janë femrat ato që i shtrojnë problemet.

 

Duke ndjerë mungesën e komunikimit me partnerin, ndiejnë se nuk kuptohen emocionalisht, nuk ndihen të dashuruara. Ulërasin, por është njëlloj sikur thërrasin “më trego që më do”.

Ata ndihen të sulmuar, në vend që të japin atë që u kërkohet, tërhiqen akoma edhe më tepër dhe mendojnë se kanë një grua që s’durohet”. Kësaj i shtohet edhe problemi i kohëve të ndryshme.

Kur atyre u lind ideja për t’u pajtuar, ja ku ato nxjerrin një nga ato përgjigjet që t’i ngrenë nervat nga e para: “Pse, ka ndodhur gjë!?” /Telegrafi

Bad-Sex-Blog

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY