I frikësuar në qeli, pas atentatit me snajper, Gazmir Daci: Frikë për...

I frikësuar në qeli, pas atentatit me snajper, Gazmir Daci: Frikë për familjen

69
0
Shares

Pas atentatit të dështuar që u organizua kundër tij nga jashtë burgut të Vaqarrit, Gazmir Daci është i vetmi i paraburgosur që megjithëse në qeli, ruhet me masa të posaçme.

“Tani jam në plan masash, nuk dal shpesh, dal vetëm me ajrosje të kufizuar”, shprehet Daci.

Në një kohë që për këtë ngjarje u arrestuan dy të rinj, ndërkohë që i dënuari i plagosur aksidentalisht mbahet nën kujdes mjekësor, Gazmir Daci kërkon ndihmë nga shteti që t’i ruajë edhe familjen.

Daci ndodhet nën gjykim për një vrasje në Kamëz në 2015-n, kur gjatë një konflikti qëlloi për vdekje Valmir Kolaverin dhe plagosi të vëllain e tij.

Për këtë krim, Prokuroria dyshon se vëllai i tyre, Ergys Kolaveri planifikoi ta vriste me armë nga jashtë rrethimit në kohën që Daci ishte në ajrim, por ngatërroi shënjestër duke dëmtuar shtetasin Lili Dulaj.

Gazmir Daci:Pas 3 atentateve që më janë bërë nuk ka një urdhër mbrojtje nga shteti.

TCH:Me këtë je duke thënë që familja jote ka nevojë për mbrojtje?

Gazmir Daci:I kam bëtë një herë apel shtetit, i bëj sërish, që të paktën t’i mbrojë nga ana shtetërore, se unë nuk jam i zoti t’i mbrojë më.

TCH:Pse duhet ti mbrojë? Nga çfarë kë frikë ti?

Gazmir Daci:Nga këto atentate që më janë bërë.

TCH:Fakti që të qëlluan ty, do të thotë që ata persona janë të vendosur për të vrarë?

Gazmir Daci:Po si të vrasësh, do të vrasin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY