FOTO & EMRI / Pogradec, vritet 18-vjeçari, autori i dyshuar një bashkëmoshatar

FOTO & EMRI / Pogradec, vritet 18-vjeçari, autori i dyshuar një bashkëmoshatar

65
0
Shares

Një i ri është ekzekutuar me automatik pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Viktima është 18-vjeçari Fabio Hila, i cili është qëlluar në një bar në rrugën “Rinia” të këtij qyteti.
Sipas informacioneve të para, i riu ka qenë në lokal kur është qëlluar nga një person, i cili më pas është larguar me shpejtësi por është kapur nga policia.
18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa burime zyrtare nga policia e Pogradecit, bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi F. M., edhe ai 18 vjeç.
Nuk dihet arsyeja e këtij krimi, por paraprakisht thuhet se mes viktimës dhe autorit ka patur një konflikt për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra personave dhe ka shkaktuar kaos dhe panik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
fabio hila1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY