Përfundon në burg Besnik Selita, babai i denoncuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës 6vjeçar. Vetëm pak ditë pas denoncimit të bërë nga ishbashkëshortja për sjelljen e ishburrit me gruan e re, çështja shkoi në gjyq. Deri në fund të hetimit, Gjykata vendosi që të lërë në burg me 15 ditë babanë e djalit të mitur. Ky i fundit, sipas nënës së tij, kur ishte kthyer nga shtëpia e të atit, i kishte treguar se babai me nusen e re kryenin veprime të turpshme para tij. Ai aktualisht ndodhet në burg, ndërkohë që bashkëshortja aktuale deklaron se gjithçka është sajesë. E gjithë familja Selita është e indinjuar për rastin në fjalë, si edhe për denoncimin e bërë nga ishbashkëshortja e djalit të tyre, e cila në fillin e akuzoi se kishte përdhunuar djalin dhe më pas se ka kryer gjëra të turpshme në prani të tij.
Gjatë një bisede telefonike për “Panoramën”, Ornela, bashkëshortja e Besnikut, tregon se është përdorur një fëmijë që ishgruaja të hakmerret për lidhjen e re të krijuar. “Kemi kohë bashkë dhe një vit të martuar. Ishbashkëshortja e Besnikut asnjëherë nuk ka qenë e rregullt me takimet e babait me djalin. Madje, pasi mësoi se Besniku bëri edhe celebrimin me mua, nisi t’i vinte kushte kur ai merrte djalin. Ajo i thoshte që djalin të mos e çonte as në det, as në liqen, as në mal, por vetëm te Parku Rinia”.
Madje, Ornela e trembur ende nga ajo ditë, kujton datën 16 qershor, kur ishbashkëshortja i shkon në derë të shtëpisë, dhe bashkë me nënën e saj, pasi e fyejnë atë, nisin të dhunojnë babain e Besnikut. “Nisën ta godisnin vjehrrin tim me pasqyrën që ndodhej në sallon edhe me çfarë gjetën aty. Më pas shkuam në Polici dhe bëmë denoncim, por që nga ajo ditë, Prokuroria asnjëherë nuk e ka ndjekur çështjen tonë edhe pse vjehrri im u shtrua në spital. Asnjëherë nuk u mor masë ndaj dhunës së ushtruar ndaj vjehrrit, edhe pse ne kemi bërë denoncim. Nuk dinim gjë për denoncimin e bërë nga ishbashkëshortja e tij dhe u shokuam shumë. Atë natë na morën në pyetje, madje edhe fëmijës iu krye ekspertiza mjekoligjore ku edhe u hodhën poshtë akuzat se ndaj tij është kryer dhunë seksuale nga babai i tij”, tregon Ornela.
Sipas saj, gjithçka ka nisur fill pas celebrimit të saj me Besnikun, madje ajo thotë se ishbashkëshortja kishte mësuar edhe faktin se ajo me Besnikun në fund të muajit tetor do të shtronin një darkë ku edhe do të kurorëzonin martesën e tyre në një dasmë të madhe. Në këto rrethana ajo shprehet se “vetëm xhelozia e ka çuar ishbashkëshorten e tij të kthehet në një monstër sa të përdorë edhe djalin e saj të vetëm për këto raste. Madje, gjatë seancës së gjyqit ku edhe u vendos masa ‘arrest me burg’, ajo ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar që Besniku të mos dalë nga burgu me frikën se mos e vrasë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/