Zgjedhjet në Dibër, Basha: Sot krimi dhe politika janë bërë bashkë

Zgjedhjet në Dibër, Basha: Sot krimi dhe politika janë bërë bashkë

56
0
Shares

Kreu i PD­së, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në homazhet kushtuar Azem Hajdarit, i cili u vra si sot 18 vjet më parë.

Ai tha në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit, se krimi dhe politika janë bërë bashkë dhe se sot është një ditë e zezë. “E sotmja është ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh. U bënë njësh sepse politika në aleancë me krimin u kthye në politikë në shërbim të krimit”, tha Basha. “Politika në shërbim të krimit prodhoi sulmin e madh ndaj vlerave të demokracisë, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë. Mos të pajtohemi me inkriminimin e politikës. E sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë me përmasa epike na pret në mejdanin e historisë”, vijoi më tej kreu i PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY