Rrahja e milionerit libanez, policia shoqëron 15 persona

Rrahja e milionerit libanez, policia shoqëron 15 persona

76
0
Shares

Të paktën 15 persona janë shoqëruar nga policia për tu pyetur lidhur me rrahjen e biznesmenit libanez Faad Mitri, sipas policisë së Tiranës.

Sipas policisë, nga hetimet e para si dhe nga dëshmia që vetë i dëmtuari ka dhënë para oficerëve të policisë ka rezultuar se biznesmeni ka qenë duke bërë fotografi në objekte të ndryshme gjatë rrugës. Këtë gjë e ka provuar edhe aparati fotografik i 54­vjeçarit, ku në disa foto shfaqej edhe automjeti tip “Volksëagen”, ku ndodheshin autorët”.

Mitri ka sqaruar se u ka bërë foto pasi drejtuesi i mjetit i kishte bërë disa herë manovrime gjatë rrugës së Rinasit.

Fadi Mitri, biznesmeni që u sulmua të shtunën në rrugën e Rinasit, është një prej përfaqësuesve të miliarderëve të Katarit dhe administrator i kompanisë nga i njëjti vend, “Omnix Albania”, e cila do të ndërtojë një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Sipas dëshmisë që ai ka dhënë para hetuesve, mësohet se autorët që e kanë sulmuar e kanë kërcënuar duke i thënë: “Ik nga Shqipëria, ose ndërprit punimet…”.

Hetimet e policisë po zhvendosen edhe në jë ngjarje që ka ndodhur 5 vjet më parë me banorët e Gjirit të Lalzit të cilët protestuan në vitin 2011 për ndërtimin që do të kryhet aty, duke prishur edhe rrethimin që ishte vendosur nga kompania në atë zonë.

Mes personave të shoqëruar janë edhe disa banorë nga Gjiri i Lalzit dhe fshatrat përreth.

Me një shkresë të datës 10 maj 2013, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi miratimin e lejes zhvillimore komplekse për ndërtimin e resorit turistik “Omnix Albania”, në Gjirin e Lalzit, komuna Ishëm, qarku Durrës.

Nga ana tjetër, një vendim i qeverisë i marrë në muajin gusht të këtij viti për shpyllëzimet, përcakton se sipërfaqja pyjore prej rreth 28 hektarësh në ngastrat 70 A, B, C, D, të ekonomisë pyjore “Rrotull”, do të përdoret nga shoqëria “Omnix Albania”, për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial.

Vendimi i datës 13 korrik 2016, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes prej 28.018 hektarësh, në ekonominë pyjore “Rrotull”, të ndodhur në Gjirin e Lalzit, që të përdoret për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial, hotelier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY