Qendra e djathte fiton zgjedhjet parlamentare ne Kroaci

Qendra e djathte fiton zgjedhjet parlamentare ne Kroaci

62
0
Shares

Në foto, Andrej Plenkovic

Zgjedhjet parlamentare të parakohëshme në Kroaci janë fituar nga partia e Unionit Demokrat Kroat, HDZ, e drejtuar nga eurodeputeti Andrej Plenkovic. Pavarësisht se kjo parti ka marrë 61 deputetë nga 151 që janë gjithsej, vendi rrezikon të qëndrojë i bllokuar politikisht ashtu si ndodh prej 10 muajsh. Rezultatet kanë rrëzuar parashikimet e exit poll-eve që kishin nxjerrë pothuajse në të njëjtin nivel dy partitë më të mëdha në vend. Socialdemokratët e ish-kryeministrit Zoran Milanovic dhe partnerët e tij të koalicionit popullor kanë marrë 54 vende në parlament. Partia Most e drejtuar nga Bozo Petrov, ka fituar 13 deputetë. Ndërsa pjesa e mbetur është fituar nga partitë e tjera.

Duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve, që nuk i japin asnjërës parti mazhorancën për të qeverisur. Forcat politike janë vënë në lëvizje për të formuar një koalicion. Partia më e angazhuar është ajo e Unionit Demokrat Kroat. Lideri Andrej Plenkovic kërkon që të ribashkëpunojë me partinë Most. Por 13 deputetët e kësaj force politike nuk i mjaftojnë për të grumbulluar mazhorancën apsolute, e cila kërkon 76 ligjvënës. Për të qeverisur Unionit Demokrat Kroat i duhen dhe deputetët e minorancës serbe, të cilët nuk kanë raporte të mira me Most. Ose mund të kërkohet arritja e një koalicioni me forca të tjera politike.

“Janë 4 principe thelbësore në të cilat bazohet programi jonë. Në këto pika do të bazojmë negociatat me partitë që janë të gatshme për të bashkëpunuar me ne. Jam i bindur se pas kësaj fitore, ne do të kemi nderin që të formojmë një qeveri të qëndrueshme për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Andrej Plenkovic. abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY