PD zbut qëndrimet me LSI-në, edhe Tabaku projekton koalicion me klubin e...

PD zbut qëndrimet me LSI-në, edhe Tabaku projekton koalicion me klubin e Metes

58
0
Shares

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se nuk përjashton mundësinë për një koalicion paszgjedhor me LSI në një intervistë për revistën “Mapo”.
Tabaku thekson se një koalicion me LSI-në mund të diskutohet vetëm nëse qytetarët me votat e tyre vendosin balanca të atilla që kërkojnë këtë zgjidhje. Por sipas saj, LSI është po aq përgjegjëse sa edhe PS për keqqeverisjen e vendit në këto 3 vite.

“Ndryshe nga ajo që u propagandua si Aleanca e Evropiane, Partia Demokratike nuk ka nevojë për të bërë një aleancë të ngjashme në kurriz të interesave të shqiptarëve. Por nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”.

Ndërsa lidhur me përshtypjen se Basha po dublohet nga Berisha artikuluar nga gazetari, Tabaku ëhstë shgprehur: “Edhe ky më duket një debat i ezauruar, aq më shumë që këto kohë shumëkush e ka kuptuar qartësisht përmes zgjidhjes së Reformës në Drejtësi se kush është kryetari i Partisë Demokratike. Gjithsesi, në mendje më vjen një nga leksionet e Max Ëeber ku ai flet për liderin dhe atë që e pason atë. Sipas tij, pas largimit të një lideri, pasuesi i tij është një menaxher i aftë dhe i zotë për të shpërndarë punën që dikur lideri e kryente vetë, duke i dhënë përgjegjësitë por dhe meritat atyre që i janë deleguar punët. Një drejtues partie i ngjason një burokrati apo lideri efektiv, i cili përdor eksperiencën e tij, njohjen e mirë ligjore për të arritur rezultatin e dobishëm. A është ky lideri apo drejtuesi që ka nevojë PD? Shumica ishin skeptikë, por rezultati i Reformës në Drejtësi, dekriminalizimi apo edhe beteja të tjera të vogla të fituara nga opozita janë si pasojë e këtij drejtimi të ri. Sigurisht që ky model është i ndryshëm nga ai i z. Berisha por që po dëshmon eficiencë dhe që padyshim mund të prodhojë një parti fituese në zgjedhjet e radhës. Mirëpo ndryshimi i kësaj mënyre lidershipi sigurisht që kërkon kohë të perceptohet dhe nga njerëzit, media e qytetarët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY