Me të paktën 4000 vota më shumë se kandidati i opozitës, Muharem Rama ka fituar bashkinë e Dibrës ndërsa fare pak kuti që nuk ndikojnë rezultatin janë pa numëruar.
Të paktën 10 kuti priten të numërohen brenda një ore për t’i dhënë fund edhe formalisht një gare që mbërtheu të gjithë Shqipërinë edhe pse po zhvillohej në një bashki në veri, të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Muharem Rama ka arritur të mbledhë rreth 18 mijë vota, ndërsa Sherefedin Shehu ka mbledhur rreth 16 mijë vota.
Rezultati është surprizë për socialistët ndërsa zhgënjyes për dëmokratët. Askush nuk ka pritur një fitore të së majtës në Dibër pas seks skandalit të kryetari socialist që drejtonte bashkinë deri para pak muajve si dhe thyerjes së premtimit të Kryeministrit në 2013 për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Dy cështje penale për blerje votash, premtime në këmbim të votimit kanë nisur nga Prokuroria në të cilën të paktën 12 emra janë paditur nga opozita. Kryetarja socialiste e këshillit të bashkisë u zu dje nga mediat duke paguar një votë 20 mijë lekë tek një e moshuar, ndërsa tre anëtarë të PS, u kapën duke fotografuar votën në qendrat e votimit të Dibrës.
Zgjedhjet nuk u shoqëruan me incidente të rënda por ka fakte që vertetojnë se ato u trukuan nga qeveria nën kujdesin e ministrit të Industrisë, Damian Gjiknuri, dy deputetëve socialistë biznesmene Sadri Abazi e Rakip Suli, ish-deputeti Arben Ndoka dhe një numër drejtorësh. Që ditën e parë të fushatës disa makina të drejtorisë së Doganave transportonin stafin elektoral të kandidatit socialist në takime.
Banorë të disa fshatrave denoncuan në stafet elektorale të opozitës përpjekjet për të blerë vota nga njerëz të qeverisë si dhe dy makina me miell u fotografuan dhe u filmuan një ditë para votimit ndërsa po transportonin dhe shpërndanin thasë me miell tek fshatarët.
Mijëra metra katrore të Dibrës janë mbjellë me kanabis dhe policia nuk ka kryer qoftë edhe një aksion të vetëm në këto zona, duke shtuar dyshimet se kanabisi është përdorur për të neutralizuar votat e opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/