Kryeministri Edi Rama është parë nga qytetarët e Tiranës i veshur sportiv me pantallona të shkurtra, “T-shirt” dhe atlete.
Pasi ka drekuar në një restorant që gatuan prodhime deti, në Rrugën “Ismail Qemali”, vetëm 200 metër larg Kryeministrisë, Rama i shoqëruar nga truprojat, ka preferuar të ecë pak metra në këmbë si edhe e parë i veshur shumë holl, dhe me të shkurtra.
Edhe pse binte shi, Rama vazhdoi të ecte pa çadër, ndërkohë që njerëzit të çuditur e ndiqnin me sy, ndoshta ju ka bërë përshtypje veshja e tij e papërshtatshme me temperaturat dhe kohën. Më pas kreu i qeverisë ka hipur në makinën e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/