Nena 40 vjecare Selvie Yzeiraj ka pranuar ne polici perdhunimin e se bijes nga i shoqi i saj por nuk ka ngritur padi dhe as ka nderhyre per te ndaluar krimin e rende.
“Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë”, ishin deklarimet e saj në Policinë e Fierit, raporton “Panorama”.
Nga ana tjetër, Selvia, ndryshe nga një ditë më parë, ka thënë se e kishte parë dy a tri herë Ilmiun duke kryer marrëdhënie me të bijën, por nuk ka pranuar ta bëjë publike për shkak të fjalëve.
“I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë. Ai nuk e trajtonte si vajzën e tij, lëreni çfarë thotë tani. Ja, pyesni vajzën”, ka thënë ajo, ndërsa një ditë më parë u shpreh se nuk ishte në dijeni të rasteve, shkruan “Panorama”.
Në dëshminë e saj, 12-vjeçarja ka treguar se prej 6 vitesh ishte përdhunuar nga njerku, Ilmi Hoxha 52 vjec.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/