Deklarata e parë e Bashës pas numërimit të votave: Krimi dhe politika...

Deklarata e parë e Bashës pas numërimit të votave: Krimi dhe politika u bënë njësh

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar pak minuta më parë rezultatin e zgjedhjeve lokale në Dibër ku kandidati i opozitës humbi thellë ndaj rivalit socialist, ndërsa po merrte pjesë në homazhet për 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Jeta e tij ishte e shkurtër, përkujtimi i tij do të jetë i përjetshëm. Kujtimi i tij na jep kurajo dhe vendosmëri. E sotmja është ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh.

U bënë njësh sepse politika në aleancë me krimi u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi sulmin e madh ndaj vlerave të demokracisë, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë. Mos pajtohemi me inkriminimin e politikës. E sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë me përmasa epike na pret në mejdanin e historisë”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY