Daja, me inicialet K.Y., ka thënë madje se rrëfimi i 12-vjeçares e cila u përdhunua për 6 vjet rresht nga dashnori i nënës, duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput nga ndikimi i Selvies për shkak të një vdekjeje në fisin e tyre. Ai ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.
“Ne e kishim braktisur Selvien se nuk na pëlqente se si jetonte. Kur ajo erdhi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes këtu në Aranitas, për vdekjen e vëllait tonë të madh, ne familjarisht e dëbuam, por i thamë që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Por vajza ato ditë që qëndroi nuk na tregoi gjë”, mësohet të ketë thënë për Policinë vëllai i Selvies.
Ndërkohë po sipas dëshmive të familjes së saj, burime nga Policia tregojnë se qëndrimi disa ditë te dajat ka bërë që e mitura të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.
Madje, sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë, kohë kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte.
Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në polici, duke treguar historinë e rëndë disavjeçare brenda banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Ditën e shtunë, Policia e Fierit arrestoi për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura çiftin, Ylmi Hoxha, 52 vjeç, dhe Selvie Yzeiraj, 40 vjeçe.panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/