Bujar Nishani: Difektet e rënda të dy drejtorive qeveritare që do përfshihen...

Bujar Nishani: Difektet e rënda të dy drejtorive qeveritare që do përfshihen në vetting

60
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha sonte se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të dërgojë në Kushtetuese ligjin e Vettingut. Kreu i shtetit duke folur në një intervistë në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv theksoi ndërkaq vërejtjet që ai ka për këtë ligj.

“Deri tani, sa kam parë, nuk kam ndonjë motiv që t’i drejtohem gjykatës Kushtetuese. Ajo mbetet për t’u parë, unë kam ende kohë dhe jam ende në proces diskutimi, së bashku me ekspertë të fushës”, është shprehur Presidenti.

Sipas tij e kthen zyrën e kreut të shtetit në një zyrë protokolli ndërsa ka rezerva për rolin e shërbimit të kontrollit të brendshëm dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar në hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Tani, anëtarët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, që janë ngarkuar me ligj për të kontrolluar Policinë e Shtetit, oficerët janë paraparë e ngarkuar për të kontrolluar integritetin moral të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Së pari, kjo nuk ka lidhje midis dy pushteteve; së dyti, kemi një problem: informacionet zyrtare janë që në problemin e madh të kultivimit të kanabisit ka mjaft punonjës policie të përfshirë; në daç në mosgoditjen e tyre, nuk po paragjykoj në përfshirjen e tyre për të qenë pjesë e kultivimit. Në mosgoditjen e tyre tashmë është e verifikuar e pranuar nga institucionet ligjzbatuese. Unë ka informacione nga institucionet shqiptare për këtë punë. Agjencia që duhet të hetonte dhe verifikonte pse punonjësit e policisë nuk janë angazhuar për të goditur trafikantët e kultivuesit është pikërisht Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Këtij institucioni që nuk ka kryer detyrën ligjore, ne po i ngarkojmë një detyrë akoma më të rëndësishme, akoma më madhore.

Zyrës së Kontrollit të Pastrimit të Parave në Shqipëri. Pak rëndësi ka nëse është organizatë qeveritare apo jo. Unë nuk i hyj kësaj në aspektin politik, atë le ta bëjnë palët politike. Unë po i konsideroj si institucione dhe eficencën e këtyre institucioneve që kanë treguar deri tani, sepse këtë reformë prandaj po e bëjmë, për mungesën e eficencës së mekanizmit të deritanishëm.

Ne kemi një problem shumë të madh me qarkullimin e parasë së pistë në Shqipëri. E kemi të identifikuar këtë dhe na e thonë raportet e partnerëve të rëndësishëm. Shikoni raportet e Departamentit të Shtetit, të Komisionit Evropian, të Kombeve të Bashkuara, të cilët e ngrenë si shqetësim problemin e pastrimit të parave të pista në Shqipëri. Nuk kemi parë, deri më sot, nga ky institucion një agjendë dinamike e agresive dhe rezultat të punës në goditjen e pastrimit të parave në Shqipëri. Tani ky institucion merr një detyrë akoma më të madhe, akoma më të rëndësishme për të kontrolluar e verifikuar edhe pastërtinë e figurës morale të gjyqtarëve e prokurorëve. Tani, për mua këto të dyja ngrenë pikëpyetje të rëndësishme për besueshmërinë e tyre”, ka deklaruar Presidenti lidhur me këto dy institucione të përfshira në procesin e verifikimit.

Presidenti Nishani e quan të dështuar reformën në drejtësi, nëse në fund të saj nuk arrestohen politikanë dhe sekuestrohen pasuritë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY