Pas rezultatit shokues që korri PS në Dibër është zhvlerësuar edhe arrestimi i bujshëm i Shkuri Xhelilit, arrestim që coi në zgjedhje të parakohshme bashkinë.
Xhelili u akuzua për shpërdorim detyre lidhur me një regjistrim ku ai kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune. Video për të cilin u tha se ishte një skenar i disa drejtuesve të PDIU në Peshkopi, u transmetua në një televizion rajonal në Tiranë.
I gjithë rrebeshi i publikut ra mbi ish-kryetarin e bashkisë së Peshkopisë dhe shumë qytetarë të asaj zone u ndjenë të fyer nga përzgjedhja që kishte bërë kryeministri në 2015 për të drejtuar Dibrën.
Votimi për të njëjtin person që zgjodhi Xhelilin hedh hije dyshimi mbi arsyet e arrestimit të tij. Ai është molepsur dhe në këtë rast ndëshkimet janë shumë më të lehta ndërkohë që personi që moleps apo nxit të tjerët në molepsje duhet të përfshihet ne hetim, thanë burime pranë mbrojtjes së ish-kryetarit Xhelili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/