Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon te dhënat e marra nga të gjithë qendrat e votimit, ku rezulton se pjesëmarrja në votime për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës ka qenë në masën 60 për qind (rreth 34 mije votues).
Sipas informacioneve të mbërritura nga Administrata e KQZ e cila ndodhet në KZAZ-në 19, në Dibër, ku do të bëhet edhe Numërimi i Votave, ka filluar dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor, dorëzim i cili po ecën me ritme të shpejta, ku nga mbyllja e Qendrave të Votimit deri tani, janë dorëzuar materialet e 101 QV-ve (numri ndryshon minut pas minuti), ku theksojmë se asnjë kuti e fletëve të votimit dhe e materialeve zgjedhore të dorëzuara në KZAZ nuk rezulton e parregullt.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masat e duhura që të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja, të cilët do të numërojnë fletët e votimit. Trajnimi i numëruesve do të ketë ndikim në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/