Dy votues të PS në qendrën e votimit nr. 1136 u kapën sot duke fotografuar votën e tyre për kandidatin e majtë për kryetar bashkie bëjnë të ditur PD. Donika Goleci dhe Agim Hoxha u kapen duke bërë fotografi të votës, gjë që është e ndaluar nga ligji zgjedhor.
Për të dy personat pritet të nisë hetimi penal lidhur me mundësine e shitjes së votës apo premtimit të saj në favor të përfitimeve të tjera.
Një tjetër votues i majtë u kap sot në Maqellarë duke fotografuar votën.
Votat e fotografuara u shpallën të pavlefshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...