Image GalleryVjedhjet janë të llojeve të ndryshme … Por këtu në Shqipëri të vjedhin edhe identitetin. Mos iu duket çudi! 26-vjeçari Taulant Çala pretendon se i kanë vjedhur identitetin e tij dhe kjo gjë tashmë është bërë zyrtare.
Ai ka denoncuar rastin e tij dhe kërkon nga autoritete që të zgjidhet.
Por si nis historia?
I riu pasi jetoi për më shumë se 10 vite jashtë Shqipërisë vendos të kthehet. Ai shkon të aplikojë për pasaportë, por aty mëson se nuk mund të pajiset. Dikush tjetër kishte marrë identitetin e tij, duke përfshirë çdo të dhënë, deri në numrin e ID.
“Jam ankuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Gjendjen Civile, më thonë se do të ngrihet një komision, por ky është skandal si mund të ç’regjistrohem kështu dhe dikush tjetër të marrë identitetin tim”, thotë 26-vjeçari.
Tek materialet e disponuara nga vetë Taulant Çala duket se “Taulanti tjetër” ndryshe ka vetëm paraqitjen të dhënat e tjera janë po identike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/