Kjo pamje është diku në të dalë të fshatit Dhërmi; aq shumë bie era hashash, sa të duket vetja se po ecën mes coffee shops të Amsterdamit. Po, edhe pak më përtej në të dalë të Borshit. Dhe cubi s’alpin (i jugut) thotë se po e luftojmë shumë.
Zahmet e ka ta bëjë këtë rrugë që sapo e bëra unë; nëse nuk e ndien erën, ose ka probleme me hundën (me nuhurimën), ose ka probleme me sytë (nuk ia shohin kamerat e helikopterit)… ose pastaj ka probleme vojvode *.
* vojvodë, taksidar otoman, që shpesh paguhej në natyrë, pra me mall e gjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/