Foto Ilustruese
Një votues u kap duke fotografuar votën në një nga qendrat e votimit të qytetit të Peshkopisë.
Gjon Cen Mehmeti, sipas Partisë Demokratike, është votues i Partisë Socialiste. Vota e tij e hedhur në Qendrën e Votimit nr 1136 në Dobrovë, u shpall e pavlefshme.
Ai e kishte plotësuar fletën e votimit për kandidatin e Partisë Socialiste, por pasi u zbulua se po e fotografonte, nuk u lejua ta hidhte në kuti.
Sipas PD, kjo është një tjetër provë e blerjes së votës nga PS. PD thotë se ka struktura në çdo qendër votimi për të mbrojtur votën e qytetarëve dibranë.
Partia Demokratike ka denoncuar 17 raste të fotografimit të votës në qendrat e votimit në Dibër dhe ka deklaruar se të gjitha rastet do të procedohen penalisht.
Sipas PD, këto janë pasojat e blerjes së votës nga shefi i komisariatit të Dibrës, Bert Aga, që është akuzuar edhe më herët blerje votash me para
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/