PD ka denoncuar shefin e krimeve të Policisë Vendore të Dibrës, për shpërndarje lekësh, në këmbim të votave.
Sipas PD, ky oficer police, pak javë më parë, mori 28 mijë euro, në këmbim të një sasie droge.
“Admir Trupja, shefi i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri. Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist”, denoncon PD.
Nga ana tjetër, “PD i bën thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja. PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/