E PRANON/E moshuara, 20 mijë lekë për të votuar Muharemin

E PRANON/E moshuara, 20 mijë lekë për të votuar Muharemin

70
0
Shares

Rahim Etemi vëzhgues nga radhët e PD-së në qendrën 11/00 në Maqellarë akuzon kryetaren e këshillit bashkiak të Dibrës, Lule Dani, se ka ushtruar presion duke detyruar një të moshuar të votojë për kandidatin e Partisë Socialiste.

Teksa gazetari i “Neës24” në Dibër, Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto akuza të ngritura nga PD, ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga komisionerë dhe militantë të PS.

Por pavarësisht presioneve për të mos xhiruar me kamera, gazetari Enver Doçi ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt kutisë së votimit, por këtë sipas saj e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara nuk dinte të votonte.

Gazetari i “Neës24” ka insistuar edhe më tej duke marrë prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në shumën 20 mijë lekë të vjetra për të votuar për kandidatin e majtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY