Punonjësit e Policisë së Dibrës, të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore, në orën 18.00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre , proces i cili ka përfunduar 100 % rreth orës 21.40 minuta.
Të gjitha objektet zgjedhore janë marrë me procesverbal në ruajtie nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë angazhuar gjithsej 181 punonjës policie.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, funksionon Grupi i drejtim-koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin e komunikimit në kohë reale me median e publikun.
Deri në këto momente në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme, njofton policia vendore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/