Djali i Gjergj Prengajt, 50-vjeçarit që u plagos në atentatin kundër ish-kreut të OSHEE për veriun, Saimir Jaku, ka rrëfyer detaje të reja të ngjarjes. Sipas tij, personi që qëlloi mbi Jakun ka qenë i vetëm, mbante një kapuç në kokë dhe ka qëlluar edhe ndaj policisë së Rrëshenit që iu vu në ndjekje.
“Babai im ka marrë 4 plumba, në krahë dhe në këmbë. Në tavolinë kanë qenë babai, Saimiri dhe nipi i Saimirit, Juri. Në lokal është future një person me kapuç, jo me maskë siç kanë thënë dhe ka qëlluar në drejtim të Saimirit. Pastaj është ngritur babai im duke bërtitur, por personi me kapuç ka qëlluar edhe mbi babain tim me 4 plumba, ndërsa nipi i Saimirit ka ikur me vrap. Pastaj vrasësi i është kthyer sërish Saimirit duke zbrazur të gjithë karikatorin në trupin e tij dhe është larguar i qetë drejt makinës. Makina tip ‘Benz’ ishte me targa fals edhe me xhama të zinj. Në Rubik është qëlluar edhe ndaj patrullës së policisë së Rrëshenit që ishte vënë në ndjekje të autorëve”, është shprehur i biri i të plagosurit për faqen “Jeta osh qef”.
Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e atentatorit dhe të personave që e ndihmuan. Dyshohet se ai është vrasës me pagesë. Hetuesit nuk kanë mundur të sqarojnë as motivin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/