Akuzat e PD për blerje votash në Dibër, Prokuroria e Krimeve të...

Akuzat e PD për blerje votash në Dibër, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet

106
0
Shares

Pas kallëzimit të Partisë Demokratike dhjete dite me parë për blerje votash në Qarkun e Dibrës, ku zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.
Dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësorë kanë mbërritur në këtë qark për të kryer verifikimet e nevojshme si dhe për të marrë në pyetje persona, të cilët janë kallëzuar nga PD, apo dhe ata që kanë dijeni për ngjarjen.
Hetimi nisi pas kallëzimeve të bërë nga Partia Demokratike në 1 shtator në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet në lidhje me faktet e renditura nga PD.
Sipas Partisë Demokratike një grup njerëzish që siç thotë ajo përbëjnë një grup të strukturuar kriminal, po blen vota dhe kanos votuesit dibranë për llogari të kandidatit të majtë.
Në kallëzim të depozituar nga nën kryetari i demokrateve Edi Paloka, Partia Demokratike rendiste faktet që sipas saj provojnë këtë presion që po ushtrohet nga PS prej 10 ditësh. Sipas PD-së ky grup kriminal përbëhet nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri te mjeku i KEMP-it.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY