Rrahja e blerësit të votave në Dibër, i akuzuari Dritan Selishta flet...

Rrahja e blerësit të votave në Dibër, i akuzuari Dritan Selishta flet pas lirimit

172
0
Shares

Dritan Selishta që u shoqërua sot  për rrahjen e zyrtarit vendor të PS-së në Dibër, Nuri Meda është liruar nga Policia dhe ndaj tij do të ketë procedim në gjendje të lirë.
Dritan Selishta, eksponent i PD-së, ka folur pas lirimit nga Policia, me një status në rrjetet sociale. Ai thotë se ndaj tij është hedhur baltë prej socialistëve që denoncuan emrin e tij për rrahjen e Nuri Medës.

Reagimi i plotë në “Facebook” i Dritan Selishtës

Te nderuar miq dhe dashamires,ndonese pak me vonese sepse lashe drejtesine te beje punen e saj,e ndjej si detyrim t’ju sqaroj ju dhe opinionin publik ne lidhje me pergojimin padrejtesisht te emrit tim ne mediat televizive dhe te shkruara. I kuptoj fare qarte kundershtaret tane, sepse i ka kap paniku i humbjes se thelle ,por nuk mund ti kuptoj mediat te cilat ka rreth 48 ore qe shpifin per mua dhe familjen time.
Nuk kam qene asnjehere i ndaluar, i arrestuar apo i denuar. Jam thirrur per te deshmuar ne lidhje me ngjarjen ne fjale dhe kam dhene deklaraten time e cila eshte vecse e verteta qe ka ndodhur dhe jo ajo qe do donin te ishte administratori dhe shoket e tij te cilet jane ne krye te detyres ne oren 22.00 te darkes dhe qe cuditerisht debohen nga fshati sepse bejne veprime te papajtueshme me vlerat dhe dinjitetin e Dibranit.
Falenderoj nga zemra qendrestaret e grupseksionit Tomin ,ku un jam kryetar partie prej tre vitesh,te cilet mbrojne voten sepse ajo eshte e shenjte dhe do t’ju lutem qe ne keto 24 ore te fundit te administrojme fitoren tone te padiskutuar sepse jo vetem Tomini por e gjith Dibra as nuk shitet dhe as nuk blihet .Te gjithe ata qe po perdorin cdo mjet dhe metode pergjigjen do ta marrin ne 11 Shtator!Voto nr 2.Voto Sherefedin Shehu! Miqesisht Dritani!
Dritan Selishta

dritan-selishta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY