Pagesat për invalidët, qeveria u shton një bukë më muaj

Pagesat për invalidët, qeveria u shton një bukë më muaj

71
0
Shares

Ditën e djeshme janë botuar në Fletoren Zyrtare dy vendime të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ku pagesat për këto kategori pësojnë një rritje minimale prej 110-120 lekësh në muaj. Efektet financiare të këtyre vendimeve nisin nga data 1 shtator 2016.

Pagesat & indeksimi
“Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në nenin 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 618, datë 7.9.2006, të ndryshuar, bëhet 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 1 të vendimit. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar”, përcaktohet në udhëzimin nr. 17 të ministrit Klosi.
Në pikën 1 përfshihen këto kategori: Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
Me vendimin e mëparshëm, këta persona përfitonin 10.030, pra duke nisur nga 1 shtatori do marrin një bukë më tepër, pasi rritja mujore për ta është 110 lekë në muaj. Në pikën dy të udhëzimit përcaktohet se:
“Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në nenin 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 618, datë 7.9.2006, të ndryshuar, bëhet 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2 të vendimit dhe 10.650 (dhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj për kujdestarin”. Në pikën 2 përfshihen: Personat, paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar. “Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, të ndryshuar, bëhet 11.510 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dhjetë) lekë në muaj, raporton Gazeta Shqiptare.
Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit”, -përcaktohet në udhëzimin nr. 18 të MMSR-së. Efektet financiare për zbatimin e këtyre udhëzimeve fillojnë që nga 1 shtatori i 2016-ës dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2016, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY