Mbërrijnë muxhahedinët e fundit në Shqipëri, mbyllet kampi i tyre në Irak

Mbërrijnë muxhahedinët e fundit në Shqipëri, mbyllet kampi i tyre në Irak

158
0
Shares

Një kamp që strehonte anëtarë të një grupi opozitar iranian në Irak u mbyll zyrtarisht, pasi 280 rezidentët e fundit u transportuan për në Shqipëri, bëri të ditur grupi. Sipas agjencive të lajmeve, muxhahedinët (Mujahedeen-e-Khalq) u vendosën në Irak prej viteve ’80-të, ku ata morën armë dhe mbështetje nga Sadam Huseini gjatë luftës Irak-Iran. Forcat e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e çarmatosën grupin pas pushtimit të vitit 2003 dhe i vendosën ata në një bazë në veri të Bagdadit.
Grupi i opozitës iraniane, anëtarët e fundit të të cilit u larguan nga Iraku të premten, ishte i cilësuar për shumë vjet si një organizatë terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit, për shkak të vrasjes së amerikanëve. Grupi MEK akuzohej gjithashtu se kishte marrë pjesë në vitin 1991 në masakrat e përgjakshme kundër shiitëve, kundërshtarë të Sadam Huseinit. Grupi i ka mohuar këto akuza.
MEK bëri të ditur se ka hequr dorë nga veprimet e dhunshme në vitin 2001. Ushtria amerikane në Irak firmosi një marrëveshje me grupin në vitin 2004, duke premtuar se anëtarët e tij do të trajtoheshin si “persona të mbrojtur”, sipas Konventës së Gjenevës.
Në vitin 2012, Departamenti i Shtetit e hoqi grupin iranian nga lista e organizatave terroriste. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara falënderuan qeverinë e Shqipërisë, që mori përsipër strehimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY