Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka shoqëruar 9 persona, për ngjarjen masakrimit të biznesmenit të huaj, por se ende nuk ka identifikuar autorin.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se lidhur me ngjarjen e ditës sotme datë 10. 09. 2016, ku në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi ” dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F. M., sqarojmë se, po vijon intensivisht puna për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe arrestimin e autorëve.
Në këtë kuadër Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave lidhur me këtë ngjarje të cilët po merren në pyetje nga oficerët e krimeve.
Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/