Kreu i PD-ës Lulzim Basha, ka denoncuar dhunën e sotme fizike ndaj një investitori të huaj.
Sipas Bashës, krimi dhe banda e Edi Ramës janë mbi ligjin, e kane kthyer territorin në parajsën e kanabisit dhe vendosin gjoba ndaj biznesit.
Ndërsa kreu i PD-së e quan dhunën ndaj investitorit të huaj si gjëja më e rëndë që mund ti ndodhë ekonomisë shqiptare, ai denoncon edhe heshtjen kriminale të kryeministrit, i cili qëndron në krye të piramidës kriminale.
Dekorata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha
Dhunimi mafioz sot ne mes te dites, ne aksin kombetar te Rinasit i investitorit te huaj ne nje prej projekteve me te medha turistike ne vend, qe sjell zhvillim e vende pune, eshte deshmia e gjalle e therese e sundimit te krimit e te bandave ne vend. Krimit dhe bandave te Edi Rames qe e kane kthyer territorin ne parajsen e kanabisit, qe vendosin gjoba ndaj biznesit, qe jane mbi ligjin dhe kane mbeshtetjen e vazhdueshme qeveritare. Goditja mafioze e investitorit, kercenimi i tij me jete nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe per ekonomine e rendin, e megjithate Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur syte, me nje qendrim njesoj kriminal. Kjo deshmon qarte se eshte ne krah te krimit, te bandave, te mafias, dhe se ai vete qendron ne krye te kesaj piramide. Por kjo piramide e krimit do te bjere, duke nisur nga neser ne Diber. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/