VIDEO/ Një statujë për dashurinë tragjike

VIDEO/ Një statujë për dashurinë tragjike

59
0
Shares

Ka pasur shumë histori të mëdha dashurie në historinë e njerëzimit, nga Adami dhe Eva, Romeo dhe Zhulieta deri te Lennon dhe Yoko Ono.
Por këtu është një histori dashurie që ndoshta nuk e keni dëgjuar: Ali dhe Nino.
Bëhet fjalë për një skulpturë që ndodhet në Bautuni të Gjeorgjisë.
Skulptura është frymëzuar nga historia e Ali dhe Ninos, një djali mysliman dhe një princeshe gjeorgjiane, me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare por dashuria e tyre përfundon në mënyrë tragjike. Ata ishin të detyruar të ndahen për shkak të luftës.
Në orën 7 të çdo mbrëmje, dy të dashuruarit takohen, madje edhe puthen dhe për pak sekonda bëhen një person i vetëm, por më pas trupat e tyre largohen.
Skulptura është 8 metra e lartë dhe është projektuar nga artistja Tamara Kvesitadze.
Kjo histori u bë roman nga autori azerbajxhanas Kurban Said dhe u publikua në 1937, u përkthye në 37 gjuhë dhe madje u shndërrua edhe në film. Por asgjë nuk krahasohet me këtë monument madhështor që ndodhet në Gjeorgji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY