Një vajzë e re ka nisur një histori dashurie me një kolegun e saj 10 vite më të madh.
Edhe pse ajo ishte në lidhje prej 3 vitesh, dashuria për kolegun e punës e verboi dhe e bëri të marrë vendime të rëndësishme. Por në gjithë këtë histori plot pasion ka diçka që e shqetëson. Lexoni letrën që i ka nisur psikologes së “The Sun”.
Letra e vajzës
“E dashur psikologe Deidre, unë kam nevojë për ndihmën tuaj.
Jam 23 vjeçe dhe kam pak kohë që jam ndarë nga i dashuri me të cilin kisha një lidhje prej 3 vitesh. Këtë vendim e mora pasi u dashurova me kolegu e punës, 10 vite më të madh se unë.
Ne punojmë në një zyrë dhe pasi e kishte mësuar që isha ndarë nga i dashuri, vjen dhe më pyet se përse e bëra. I thash se jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë me personat e gabuar, dhe u duk se edhe ai ishte i të njëjtin mendim.
Atë natë shkuam të pinim diçka në një lokal nate dhe pas disa orësh ai më ftoi që të shkoja me të në shtëpinë e tij. Unë i thash se nuk doja ta bëja pasi bashkëshortja e tij nuk do të ishte aspak e kënaqur nga ky veprim, por ai më tha se ka kohë që jeton vetëm pasi nuk i ka mirë punët me të.
Sigurisht që pranova dhe pasi shkuam në shtëpi përfunduam duke bërë seks… dhe ishte çdo gjë ashtu siç e kisha imagjinuar.
Tani kemi thuajse 2 muaj që takohemi vazhdimisht dhe unë çdo ditë dhe më shumë dashurohem por ai më ka kërkuar që lidhjen tonë ta mbajmë të fshehtë sepse nuk do që gruaja ta mësojë. A është normale kjo? Pasi ai thotë se mes tij dhe gruas nuk ka më asnjë raport apo angazhim dhe se shumë shpejt do të divorcohen”.
Përgjigjja e psikologes
“Mua nuk më duket aspak se ai ka probleme me bashkëshorten apo se është drejt divorcit, pasi nëse do të ishte kështu ai nuk do ta fshihte lidhjen tuaj.
Ti je vajzë e re dhe e zgjuar, ndaj duhet ta kuptosh që ai po të mashtron. Ndahu prej tij dhe vazhdo jetën tënde me një person që të përshtatet dhe që nuk të detyron të fshihesh”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/