Cana e kishte lënë ”Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.
Të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.
“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak. Me sa duket, një gjobë e tillë nuk përbën problem për kapitenin, llogaria bankare e së cilit nuk ka qenë aspak keq gjatë kohëve të fundit, e kjo kuptohet, falë meritës e aftësive të tij profesionale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/