Mimoza Hafizi: Braçe mos bëj zhurmuesin, por dëgjo dhe kutpo çfarë them...

Mimoza Hafizi: Braçe mos bëj zhurmuesin, por dëgjo dhe kutpo çfarë them unë

74
0
Shares

Kur deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka marrë fjalën dhe ka kritikuar ashpër dështimin e sistemit të akreditimit të universiteteve, nga vendi me të ka debatuar deputeti i PS Erjon Brace. Duke përfituar nga prania e kryeministrit në sallë Hafizi ka shigjetuar sëpari qeverinë për situatën dramatike të krijuar nga kultivimi i hashashit në vend ndërsa u shpreh se: “Në një vend si ky i ynë ku hashashi ka kaluar çdo rekord. Përvoja tregon se kur hashashi hedh shtatin e njeriut, atëhere shtati i njeriut mpaket”.

Me shumë gjasë në telefonin e Erjon Braçes në këto moment duket të ketë mbërritur ndonjë sms nga kryeministri Edi Rama dhe “zhurmuesi i zakonshëm” ka filluar të replikojë nga vendi me deputeten Hafizi ndërsa kjo ia ka prerë shkurt duke thënë se: “Ji i vëmendshëm zotëri, dëgjo se ça po flas unë”.

E ndërkohë duke u ndalur tek rishikimi i projekt-buxhetit depuetja Hazizi u shpreh se modeli i financimit të universiteteve nuk është i drejtë. “Mandati qeverisës po shkon drejt fundit dhe nuk është bërë ende akreditimi i universiteteve ndërsa ishte premtuar që ky proces do të përfundonte brenda vitit të parë të qeverisjes. Tani më thoni sot sesi do të shpërndahen paratë tek universitetet private apo shtetërore kur nuk është bërë procesi i akreditimit”,- deklaraoi më tej Hafizi në fjalën e saj, pikërisht në kulmin e furtunës në të cilën është përfshirë sistemi arsimit të lartë në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY