Më në fund flet në Kuvend për reformën edhe Ministrja e...

Më në fund flet në Kuvend për reformën edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

123
0
Shares

Më në fund Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur në Kuvend për debatin mdi garën e maturantëve për të hyrë në universitet. Pas Peleshit, Beqës, Kumbaros, e ka amrr edhe Lindita Nikolli fjalën, ajo cka e ka provokuar më tepër fjalimin e Ministres ka qënë deputeti Ben Blushi.

Fillimisht, Nikolla iu kundërpërgjigj Blushit duke thënë se kritikat e tij janë mllef. “Ke patur mundësi ta tregosh veten, por për punë nuk di në mbahesh mend për punë ndonjë grimë, por për fjalë po, bukur e vërtit. Të kam admiruar shumë, por do ti këto kohët e fundit ke filluar të vërtisësh mllef”, deklaroi Nikolla. Blushi në fjalën e tij tha se ministrja nuk flet për problemin me Arsimin e Lartë sepse ka frikë mos bën gafë më të madhe sesa kriteret e pranimit në universitet. Ndërsa duke iu përgjigjur Berishës për akuzën se po diskriminon veriun e vendit, ministrja e Arsimit tha se nuk ka fyerje më të madhe për veriut sesa vetë ajo që personifikon ish­Kryeministri.

Më tej Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar nga salla e Kuvendit se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen për maturantët që nuk kanë rezultuar fitues. Ajo tha se deri më tani kanë fituar maturantët më të mirë, të cilët do të bëjnë zgjedhjen e tyre në një nga 10 degët e fituara. Sipas saj, 9 degët e tjera do të jenë për studentët që janë më poshtë renditje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY