Një lumë në Rusi, që ndodhet në qytetin e Norilsk është shndërruar në ngjyrë të kuqe, duke i përngjarë më shumë një ene të madhe gjaku.
Të shtangur, banorët e zonës postuan foto në internet të kësaj skene të pazakontë të lumit Daldykan.
Siç shkruan CNN, autoritetet po përpiqen që të përcaktojnë përse lumi ka ndryshuar ngjyrë dhe po vlerësojnë dëmtimet e mundshme që mund t’i shkaktojë mjedisit.
Sipas autoriteteve ruse, uji mund të jetë bërë i kuq për shkak të derdhjes në të “të ndonjë kimikati të paidentifikuar”, nga Impianti Metalurgjik Nadezhda, që ndodhet pranë.
Nëse një prej tubacioneve mund të jetë dëmtuar, përbërësit mund të jenë përhapur në lum.
Impianti është në pronësi të Norilsk, prodhuesi më i madh në botë nikelit. Megjithatë, drejtuesit e tij kanë mohuar që kjo të ketë ardhur si pasojë e ndonjë shkakrimi nga impianti i tyre.
Nga ana tjetër, banorët e kësaj zone, për mediat lokale thanë se nuk është hera e parë që lumi Daldykan bëhet ikuq, por pa dhënë më shumë detaje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/