Familjarët e të riut që vdiq në rrethana misterioze në Greqi ndërsa ndodhej i arrestuar, protestojnë sot para ambasadës greke në Tiranë.
Familjarë, gra veshur me të zeza, me lule në duart, e me fotot e të afërmit të tyre, janë mbledhur para ambasadës greke dhe bëjnë thirrje për drejtësi.
“Duam drejtësi, hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të shpejtë, të zbardhet e vërteta për vdekjen e djalit në policinë greke”, ka thënë babai i Pëllumbit.
Ai thotë se familjarët nuk do të ndalen deri sa të marrin një përgjigje nga hetimet e nisura.
“Ne kërkojmë nga ambasada greke në Tiranë shpejtim të procedurave për hetimin”, tha ai.
Marnikollaj vdiq në ambientet e policisë në Athinë, në fillim të muajit gusht pasi ndodhej me masën detyrim paraqitjen pas shlyerjes së dënimit me 7 vite burg për vjedhje.
Sipas policisë, i riu është hedhur nga dritarja e komisariatit, ndërsa familjarët e tij pretendojnë se, i riu është dhunuar barbarisht dhe për pasojë ka gjetur dhe vdekjen.
Nga ekspertiza rezultoi se në trupin e tij ishin vërejtur shenja dhune pasi kishte dëmtime në kokë dhe hemorragji të brendshme që mund të kenë ardhur nga rënia nga një lartësi e madhe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/