Të arrestuarit
Një shqiptar 35-vjeç është arrestuar nga policia greke në Larisa. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi, që kanë përdhunuar një 14-vjeçare greke.
Me urdhër të kryeprokurorit, policia greke ka publikuar identitetin e tyre. Bëhet fjalë për shqiptarin Krenar Aliu.
Në fillim të muajit shtator nga autoritetet greke u zbulua historia e tmerrshme. Vajza e mitur, jetonte në një qendër për fëmijët, pasi prindërit e kishin humbur kujdestarinë.
Kumbari i saj, një grek 55-vjeçar e kishte marrë dhe e përdorte si prostitutë në bashkëpunim me po një tjetër grek.
Disa ditë më vonë policia zbuloi se klientët e 14-vjeçares ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre shqiptari 35-vjeçari Krenar Aliu. Përdhunimet kanë zgjatur për më shumë se dy javë.
Krenar Aliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/