Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Denis Shtrazës për lirim nga qelia, duke e lënë atë sërish në burg. Shtraza, është personi i arrestuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut, i cili më pas u gjet i ekzekutuar buzë rrugës.
Vendimi është marrë në seancën e sotme, pasi trupa gjykuese shqyrtoi kërkesën e avokatit mbrojtës. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gazmend Çollakut, më 6 janar të këtij viti. Çollaku u rrëmbye me dhunë në mes të Durrësit e u gjet i vdekur në Krujë pak orë më vonë. Sipas policisë, vrasja është kryer në bashkëpunim me ish –oficerin e policisë, Ervin Dalipaj. Prokuroria bëri me dije se në makinën e Dalipajt, që u ndalua natën e vrasjes së Çollakut kur ish–oficeri i policisë gjendej bashkë me Denis Shtrazën, u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato që u gjetën në duart e Çollakut.
Ekspertiza ka provuar se gjaku nuk është i viktimës Çollaku, por nuk është provuar ende nëse është i njërit prej dy të akuzuarve. Denis Shtraza u kap të premten duke tentuar të ikte nga Shqipëria, ndërsa Dalipaj është në arrati. Ishte gjyqtarja Flora Hajredinaj e cila dha vendimin për masën e sigurisë për Shtrazën. Ky i fundit nuk kishte pajtuar ndonjë avokat dhe për rrjedhojë gjykata i caktoi kryesisht avokatin Arben Peci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/