Një shtetas gjerman ka ushtruar dhunë fizike mbi gruan dhe vjehrrën shqiptare. Ai është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Rudolf Schaefer.
54-vjeçari është kapur në flagrancë duke dhunuar gruan dhe vjehrrën në banesën e kësaj të fundit në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.
Prej disa ditësh Rudolf ndodhej në Tiranë me bashkëshorten e tij shqiptare ndërsa shkak i dhunës mësohet se ka qenë gjëndja e dehur e gjermanit. Prej 10 vitesh ai me gruan shqiptare ishin të martuar dhe jetonin në Gjermani ndërsa herë pas here vinin në Shqipëri për pushime.
Policia është njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurma në banesën ku jetonte gruaja dhe nëna e saj. Policia e Tiranës i ka kaluar materialet hetimore prokurorisë e cila ka ngritur tashmë akuzën për dhunë në familje ndaj 54-vjeçarit gjerman që do të dalë të enjten para gjykatës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/