Arrestohet në Greqi shoferi i bandës së “Audit” të verdhë e cila për disa ditë me radhë në janar të këtij viti shkaktoi vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë.
Ai është Vasil Rama një 36-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij vjen pas 8 muajsh ndjekje.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Makina e vjedhur në Milano me 26 dhjetor 2015, ishte gjithmonë në gjendje për ti shpëtuar policisë, derisa sa u gjet e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos.
Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/