TAKIMI/ Ligji për sigurinë nesër në Kuvend, Tahiri “i falet” Metës

TAKIMI/ Ligji për sigurinë nesër në Kuvend, Tahiri “i falet” Metës

61
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi zgjatur vetëm 30 minuta.
Takimi kokë më kokë vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare nesër. Një nga pikat e diskutimit nesër është edhe votimi për dekretin e mbartur nga sesioni i kaluar të Presidentit për ligjin për sigurinë publike që është kthyer për shqyrtim.
Mazhoranca ka deklaruar më parë se do të rrëzojë dekretin e Presidentit, ndërsa LSI ka qenë kritike ndaj kësaj nisme që mban firmën e ministrit Tahiri.
Ligji parashikon vendosjen e kamerave në hapësirat publike dhe ato private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY